Rama: Super punë është duke u bërë në terren, jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 11:40
Rama: Super punë është duke u bërë në terren, jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është duke u bërë super punë në terren, falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro.

Rama ka thënë se këto shifra tregojnë se janë në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.

(Kosova Sot Online)