Lexoni edhe:
Kosovën edhe mund ta "mbytin" Brukseli dhe Uashingtoni, por neofashizmi serbo-rus nuk ndalet në Kosovë pa e futur në luftë tërë regjionin
Pa asnjë njoftim paraprak dhe pa praninë e mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke mbajtur një takim dyditor, duke mos informuar se çka është duke u zhvilluar, transmeton "Kosova Sot Online".
Merret vesh se i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku së bashku me kryesinë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, janë mbledhur që të finalizojnë programin e LDK’së.
Ndonëse nuk është bërë publik as vendi dhe as koha, merret vesh që LDK ka organizuar një mbledhje dy ditëshe ku po e përfundon punën rreth programit të partisë të paralajmëruar tash e sa muaj – që në këtë vjeshtë do të prezantohet edhe para publikut.
Ditë më parë kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar edhe fillimin e një serie të diskutimeve të emërtuar – ‘Rruga e Re’ Podcast. “Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, kishte shkruar ai.
(Kosova Sot Online )