Burri nga Mati paguan kosovarin për t’i hequr magjinë gruas së tij

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 13:59
Burri nga Mati paguan kosovarin për t’i hequr magjinë gruas së tij

Një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëjetueses së tij në Mat, përcjell “Kosova Sot Online”.

48-vjeçari, për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një person nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se gruas së tij i kishin bërë magji.

Personi që supozohet se i heq asaj magjinë, e godet atë me kaçavidë në disa pjesë të trupit.

33-vjeçarja, si pasojë e dhunës është dërguar nga familjarët e saj për trajtim mjekësor dhe në spitalin psikiatrik, Tiranë.

Kurse, procedohet penalisht për mashtrim, 36-vjeçari, i cili vinte nga Kosova në banesën e 48-vjeçarit, për të shëruar 33- vjeçaren.

Ndërsa, policia ka njoftuar se është arrestuar në flagrancë i shtetasit D. B., 48 vjeç, banues në Burrel.

(Kosova Sot Online)