Pajisja kirurgjikale e madhe sa pjata lihet në barkun e gruas për 1 vit e gjysmë

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 13:50
Pajisja kirurgjikale e madhe sa pjata lihet në barkun e gruas për 1 vit e gjysmë

Një pajisje kirurgjikale në madhësinë e një pjate u la në barkun e një gruaje në Zelandën e Re pasi ajo solli në jetë beben e saj me prerje cezariane në një spital të Auckland. Mjeti i butë kirurgjikal u hoq nga barku i gruas 18 muaj pas lindjes. Gjatë gjithë kësaj kohe, gruaja duroi dhimbje të forta, derisa problemi i saj u gjet pas një skanimi “CT” (tomografi e kompjuterizuar), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas këtij rasti, autoritetet e shërbimit shëndetësor thanë se sistemi spitalor publik i Auckland kishte dështuar.

 

“Është e vetëkuptueshme që kujdesi i ofruar ra nën standardin e duhur, sepse tërheqësi nuk u identifikua gjatë ndonjë kontrolli rutinë kirurgjik”, tha Komisioneri i Shëndetit i Zelandës së Re.

Pajisja që shërben për tërheqjen e plagëve gjatë lindjes “Alexis” është një objekt i madh i bërë nga plastika transparente e fiksuar në dy “boshte”. Zakonisht hiqet pas mbylljes së prerjes së mitrës në një operacion me prerje cezariane dhe para se të qepet lëkura.

Ai u gjet përfundimisht në një skanim “CT”, por për shkak se është një pajisje kirurgjikale transparente, nuk mund të zbulohej në skanimet me rreze “X”.


(Kosova Sot Online)