Gjetja e armatimit në Veri, Policia e Kosovës do të mbaj sot konferencë për media

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 14:42
Gjetja e armatimit në Veri, Policia e Kosovës do të mbaj sot konferencë për media

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media, përcjell “Kosova Sot Online”.

Konferenca i dedikohet rastit të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.

Kjo konferencë do të mbahet në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë Veri, në ora 15:30.

(Kosova Sot Online)