Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon me vdekje Xhelal Sveçlën

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 15:09
Organizata serbe  “Severna Brigada” kërcënon me vdekje Xhelal  Sveçlën

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është kërcënuar nga organizata serbe “Severna Brigada”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kërcënimi ndaj ministrit Sveçla ka ardhur pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Organizta “Severna Brigada” e kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”.

(Kosova Sot Online)