Udhëzimi administrativ për kryetarët në Veri, Kurti falënderon OSBE’në

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 15:23
Udhëzimi administrativ për kryetarët në Veri, Kurti falënderon OSBE’në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot shefin e misionit të OSBE’së, Michael Davenport, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti dhe Davenport biseduan për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe zyrës së BE’së në Kosovë.

Mirëpo ZKM njofton se ata kanë biseduar edhe për procesin e zgjedhjeve të parakoshme në komunat verior.

“Në takim, u bisedua edhe për integrimin e komuniteteve jo-shumicë dhe pengesat me të cilat ballafaqohen. Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shprehu shqetësimin e tij në lidhje më kërcënimet dhe frikësimet nga Beogradi dhe strukturat ilegale ndaj policëve të rinj nga komuniteti serb të angazhuar së fundmi në Policinë e Kosovës.”

Pak më parë ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar versionin final të udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni, që do t’u hapte rrugë zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri.

Sipas Krasniqit, Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

(Kosova Sot Online)