Hoxha: Ambasadori Hill ndoshta është ambasador në Kosovë deri sa kujdeset shumë për pakicën serbe në Kosovë

  • E.K /
  • 05 September 2023 - 15:50
Hoxha: Ambasadori Hill ndoshta është ambasador në Kosovë deri sa kujdeset shumë për pakicën serbe në Kosovë

Anëtari i kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha, ka bërë kritika ndaj ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hoxha ka “sulmuar” Hillin duke thënë se ai ndoshta është ambasador në Kosovë, pasi sipas tij, po kujdeset shumë për pakicën serbe në Kosovë.

Ai më tej thotë se Hill “nuk ka mendim, as vështrim, as ndjeshmëri” për pakicën shiqiptare në Serbi.

Shkrimi i tij i plotë:

Ambasadori Hill ndoshta është ambasador në Kosovë deri sa kujdeset shumë për pakicën serbe në shtetin e Kosovës.

Sa per pakicën shqiptare në Serbi nuk ka mendim, as vështrim, as ndjeshmëri.

Sa deputetë serbë ka në Kuvendin e Kosovës?

Sa deputetë shqiptarë ka në Kuvendin e Serbisë?

Ndoshta Hilli e di.

(Kosova Sot Online)