Hajni vjedh biçikletën te dera e Ministrisë

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 16:02
Hajni vjedh biçikletën te dera e Ministrisë

Një hajdut serial i biçikletave dhe patinave elektronike është vënë në pranga policia e Tiranës gjatë ditës së sotme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

33-vjeçari dyshohet se ka vjedhur të paktën 5 biçikleta dhe monopatina, njërën prej të cilave e ka vjedhur në parkingun e biçikletave të Ministrisë së Brendshme.

Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë së objektit dhe është vënë sot në pranga.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

– Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

– Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

– Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

– Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

– Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)