Vetura luksoze e Burdushit 'Audi A7' raportohet se ka përfunduar te ministri Peci

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 17:22
Vetura luksoze e Burdushit 'Audi A7'  raportohet se ka përfunduar te ministri Peci

Raportohet se vetura luksoze e tipit “Audi A7” që i është konfiskuar mashtruesit  Hysri Peqani “Burdushi” i është dhënë në shfrytëzim ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç kanë raportuar sot mediat, vetura në fjalë ende s’është duke u përdorur nga ministri Peci, meqë duhet të regjistrohet në emër të Ministrisë së Bujqësisë.

“Makina Audi A7 e Burdushit i është dhënë Pecit, por ende nuk e shfrytëzon sepse duhet të regjistrohet në emër të Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë ky burim.

Ministri Peci s’është përgjigjur në përpjekjet e mediumit për të marrë një përgjigje, ndërkohë që janë publikuar fotografi të veturës në parkingun e Ministrisë së Bujqësisë.

Veturën tjetër të Burdushit të tipit “Range Rover” e ka marrë në shfrytëzim Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

(Kosova Sot Online)