Ja sa armatim u konfiskua sot në Veri

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 17:48
Ja sa armatim u konfiskua sot në Veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditura shifrat rreth armatimi të konfiskuar sot në Zveçan:

1.      Katër (4) armë AK 47,

2.      Tridhjetë e katër (34)  karikatorë të armës AK 47,

3.      Një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë (1546) fishekë të kalibrave të ndryshëm,

4.      Tetë granata dore,

5.      Një (1) minë anti-këmbësorie,

6.      Dy (2) gazë-maska,

7.      Dy (2) çanta ushtarake,

8.      Një (1) shok-bombë,

9.      Dy (2) fishekë-zjarre,

10.  Dy (2) optika të armës,

11.  Një (1) thikë ushtarake,

12.  Një (1) maskë ushtarake,

13.  Dy (2) rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë,

14.  Pesë (5) çanta të vogla ushtarake,

15.  Një (1) rrip i pajisjeve ushtarake,

16.  Një (1) këllëf i pistoletës dhe

17.  Pajisje për pastrim të armatimit.

“Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Polica mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari penale.”

(Kosova Sot Online)