Gjykata merr edhe një vendim për tragjedinë në 'Bon Vivant'

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 19:00
Gjykata merr edhe një vendim për tragjedinë në 'Bon Vivant'

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”, nga neni 380 paragrafi 2,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit N.LL, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë “për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.LL dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, masa e paraburgimit  është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, dhe 1.2.3 të KPPK-së, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes se veprës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.


(Kosova Sot Online)