Osmani: Ismail Kadare mirësevini në familjen e madhe të Kosovës

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 20:10
Osmani: Ismail Kadare mirësevini në familjen e madhe të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shqipëri është takuar edhe me shkrimtarin me famë botërore, Ismail Kadare, transmeton "Kosova Sot Online".

Osmani ia ka dorëzuar Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës“, i ka thënë Osmani – Kadaresë.

”Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka shkruar Osmani në Facebook.

(Kosova Sot Online)