Osmani: Porti i Durrësit kursen koston e bizneseve kosovare

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 20:20
Osmani: Porti i Durrësit kursen koston e bizneseve kosovare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore që po zhvillon në Shqipëri, ka qëndruar në qytetin e Durrësit.

Në një takim me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është diskutuar për sezonin turistik, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me komunat e Kosovës, njofton zyra e presidentes.

Më pas, Presidentja Osmani dhe kryetarja Sako kanë vizituar Pikën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, me ç`rast kanë takuar drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliu dhe homologun e tij nga Shqipëria, Genti Gazheli.

“Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare. Sipas saj, Kjo Zyrë kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare”, njofton zyra e presidentes.

(Kosova Sot Online)