Lajçak i diskuton në Bruksel situatën në Veri me komandantin e KFOR’it

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 20:39
Lajçak i diskuton në Bruksel situatën në Veri me komandantin e KFOR’it

Me Komandantin e KFOR’it gjeneral Major Ristuccia, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak ka shkruar në Twitter se me komandantin e KFOR’it ka biseduar edhe për vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme në Veri.

Po ashtu, ai e ka falënderuar atë për rëndësinë që e ka KFOR’i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

”i mirëpritur @NATO_KFOR Komandanti Gjeneral Major Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)