Ramadani: Nëse vazhdon shtimi i trupave të KFOR-it, shtimi i trupave të EULEX-it, mund të vijë një situatë në të cilën veriun e marrin nën kontroll ndërkombëtarët

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 08:13
Ramadani: Nëse vazhdon shtimi i trupave të KFOR-it, shtimi i trupave të EULEX-it, mund të vijë një situatë në të cilën veriun e marrin nën kontroll  ndërkombëtarët

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se shtimi i forcave të KFOR-it dhe EULEX-it në katër komunat veriore nuk është pozitive për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Me rritjen e pjesëtarëve të sigurisë nga këto tri institucione nuk ka luftë, por kjo nuk nënkupton që ka qetësi dhe rritja e tensioneve mund t’i kushtojë Kosovës, sikurse që i ka kushtuar deri tash”, tha Ramadani

Ramadani ka thënë se ekziston rreziku që e tërë zona veriore e Kosovës e banuar me serbë etnikë mund të merret nën kontroll nga ndërkombëtarët, duke thënë se kjo gjë do të vendoste Kosovën në një situatë më të keqe.

“Nëse vazhdon shtimi i trupave të KFOR-it, shtimi i trupave të EULEX-it, mund të vijë një situatë në të cilën veriun e marrin nën kontroll vetëm ndërkombëtarët dhe kjo pastaj e vendos Kosovën në një situatë edhe më të keqe”, tha Ramadani.

(Kosova Sot Online)