Në Mitrovicën e veriut ngacmohet seksualisht një i mitur

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 08:39
Në Mitrovicën e veriut ngacmohet seksualisht një i mitur

Një i mitur është ngacmuar në Mitrovicën e veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se është ngacmuar seksualisht nga një i panjohur që më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.

“Mitrovicë Veri 27.08.2023 – 15:00. Me datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)