E shantazhoi një grua me publikim të fotove dhe videove intime, arrestohet një person

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 08:44
E shantazhoi një grua me publikim të fotove dhe videove intime, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar para nga një grua duke e shantazhuar se do t’i publikojë fotografi dhe video intime të saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Magjistralja Ferizaj-Kaçanik 05.09.2023 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kërkuar para nga viktima femër kosovare duke e shantazhuar se nëse nuk i jep para do t’ia publikoj fotot dhe video incizimet intime të saj që i kishte. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)