Gjakovë: I mituri duke luajtur e therr pa dashje shokun e tij të mitur

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 09:14
Gjakovë: I mituri duke luajtur e therr pa dashje shokun e tij të mitur

Një person i mitur është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se pa dashje duke luajtur e ka therrur me thikë shokun e tij të mitur, shkruan “Kosova Sot Online”.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor.

Prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Gjakovë 05.09.2023 – 07:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur nën dyshimin se duke luajtur, pa dasheje e ka therrur me thikë shokun e tij, viktimën mashkull kosovar i mitur. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, thika e cila dyshohet se është përdorur është sekuestruar. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)