Kurti udhëton për në Estoni për këtë arsye

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 09:31
Kurti udhëton për në Estoni për këtë arsye

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar sot për në Tallinn të Estonisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.

Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas

(Kosova Sot Online)