Dyshohet se nën tokën e Slivovës ka ari, projekti për gërmim vlerësohet miliona dollarë amerikanë

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 10:44
Dyshohet se nën tokën e Slivovës ka ari, projekti për gërmim vlerësohet miliona dollarë amerikanë

Kompania nga Kanadaja, Ariana Resources, ka njoftuar se filiali i saj Western Tethyan Resources (WTR) ka përfunduar vlerësim paraprak ekonomik për projektin e arit në fshatin Slivovë, në rrethinë të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Projekti kap vlerën prej 27 milionë dollarë amerikanë.

Prodhimi parashikohet të arrijë në 13 mijë ons ari në vit gjatë një linje miniere shtatëvjeçare.

Kerim Sener, menaxher i kompanisë kanadeze Ariana-s tha se ky është një rezultat i shkëlqyer për projektin e arit në Slivovë.

“Potenciali më i gjerë i eksplorimit të zonës së projektit Slivova, në veçanti mundësia për të përcaktuar rënien e mëtejshme të mineralizimit të trupit xeheror ekzistues, premton rritje të mëtejshme ekonomike”

(Kosova Sot Online)