Policia ekspozon para qytetarëve të gjitha pajisjet dhe njësitet policore

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 11:01
Policia ekspozon para qytetarëve të gjitha pajisjet dhe njësitet policore

Në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, është bërë ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në Sheshin ‘Ibrahim Rugova’ dhe sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në krejt stacionet policore nga ora 10:00 do të aplikohet “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund ti vizitojnë ato.

Në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i policisë Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

(Kosova Sot Online)