Profili me emrin “Severna Brigada” kërcënon me jetë edhe Albin Kurtin

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 11:57
Profili me emrin “Severna Brigada” kërcënon me jetë edhe Albin Kurtin

Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada” ka kërcënuar dje edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dje “Severna Brigada” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

(Kosova Sot Online)