Fjalimi në Estoni, Kurti e quan veten aktivist social

  • E.K /
  • 06 September 2023 - 13:48
Fjalimi në Estoni, Kurti e quan veten aktivist social

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në asamblenë “Open Government Partnership” në Estoni ka folur për aktivizmin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka deklaruar se rrugëtimi i tij nga aktivizmi social te lidershipi institucional ka përforcuar ndikimin e thellë që qytetarët e angazhuar mund të kenë në formësimin e kursit të kombit.

“Misioni i OGP-së rezonon me mua personalisht. Si dikush, fillimi i të cilit në politikë, dhe një pjesë thelbësore e jetës sime politike, ka qenë si aktivist, rrugëtimi im nga aktivizmi social te lidershipi institucional ka përforcuar ndikimin e thellë që qytetarët e angazhuar mund të kenë në formësimin e kursit të kombit tonë. Aktivizmi më mësoi se fuqia e ndryshimit është në duart e njerëzve dhe është përgjegjësia ime si udhëheqës të siguroj që zërat e tyre jo vetëm të dëgjohen, por edhe të kërkohen aktivisht. Mençuria, kreativiteti dhe pasioni i qytetarëve tanë janë pasuri të paçmueshme që, kur shfrytëzohen, mund të na çojnë drejt zgjidhjeve inovative, politikave të përmirësuara dhe një shoqërie më gjithëpërfshirëse.”

(Kosova Sot Online)