LDK merr iniciativë për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlametnar

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 15:42
LDK merr iniciativë për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlametnar

Lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetëtore si dhe për keqëpdrodimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se dot kanë dorëzuar kërkesën tek Kryetari i Kuvendit të Kosovës për themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gashi ka thënë se shteti dhe shoqëria kanë nevojë ta dinë të vërtetën se çfarë ka ndodhur me rezervat shtetërore.

“Çka është bërë me rezervat shtetërore?Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre? A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave?Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme.Shteti dhe shoqëria kanë nevojë që të dinë të vërtetën!”, ka shkruar Gashi.

(Kosova Sot Online)