Lumir Abdixhiku 'Rruga e re' e LDK-së e shtron hapur vizionin e partisë për shërimin e polarizimit shoqëror

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 17:40
Lumir Abdixhiku 'Rruga e re' e LDK-së e shtron hapur vizionin e partisë për shërimin e polarizimit shoqëror

Pas dy ditësh koordinim me bartësit e ekipeve programore kaën arritur që të finalizojnë rrugëtimin e ri që sipas tij i duhet Kosovës, ka deklaruar kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku shkruan se “Rruga e re” e LDK-së e shtron hapur vizionin e partisë për shërimin e polarizimit shoqëror që ka ngulfatur vendin tash e sa kohë, që projekton rikthimin e Kosovës në vend të lirisë, demokracisë e integrimit euroatlantik dhe jo në një vend të frikës, persekutimit e izolimit.

Siç ka shkruar Abdixhiku program i formuluar ka 30 kapituj dhe ofon alternativa për secalin sektor.

Ai ka thënë se ky program do të bëhet publik në një Konventë të madhe programore dhe se LDK është e hapur që më pas të marr komentet dhesugjerimet e tjera.

 “Cinizmin e cinikët, në thatësinë e mendimeve, do t’i lëmë në një anë. S’kemi kohë të humbasim. Është koha të flasim për ide e projekte konkrete. Është koha të bëjmë kapërcimin e madh dhe në politikë dhe në diskutime publike jashta saj. Urrejtja e popullizmit s’dallon fundja nga cinizmi. Të dyja janë boshe – e kjo shoqëri mundet më shumë se kaq.

‘Rruga e Re’ është zgjidhja.Ju ftojë ta përcjellni shpalosjen tonë në çdo hap”, ka shkruar Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)