Ristuccia: Situata në veri është ende shumë e paqëndrueshme

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 18:19
Ristuccia: Situata në veri është ende shumë e paqëndrueshme

Kosova mbetet “shumë e paqëndrueshme” edhe pse situata e sigurisë është qetësuar që nga shpërthimi i madh i dhunës në maj, tha të mërkurën komandanti i trupave të KFOR-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, tha se tensioni midis dy palëve mbetet i lartë për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

“Situata është e qetë pas ngjarjeve të 29 majit. Por, në një farë mënyre, situata është ende shumë e paqëndrueshme. Ne e perceptojmë tensionin – tensionin për shkak të … morisë së çështjeve të pazgjidhura”, u tha ai gazetarëve në Selia e NATO-s në Bruksel, raporton Reuters.

“Nëse duhet të bëjmë një diagnozë të asaj që po ndodh, do të thosha se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mosbesimi midis palëve”, shtoi ai.

“Kjo do të thotë se nuk ka një zgjidhje ushtarake. Zgjidhja e vetme është një zgjidhje politike”.

(Kosova Sot Online)