39 vjeçari vdes pasi përplasi kokën në trotuar

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 20:33
39 vjeçari vdes pasi përplasi kokën në trotuar

Një 39 vjeçar humbi jetën në Prato të Italisë teksa u rrëzua përtokë dhe goditi kokën në një bordurë pas një sherri me bashkëshorten 34 vjeçare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën Macrolotto. Përpjekjet për ta shpëtuar 39 vjeçarin ishin të kota pasi ndërroi jetë menjëherë.

Sipas mediave italiane, çifti ka nisur një debat brenda banesës së tyre, më pas gruaja ka vrapuar jashtë që të merrte makinën dhe të largohej. Por në atë moment, 39 vjeçari, në përpjekje për të mos e lejuar të hapte derën ka rënë përtokë duke përplasur kokën në bordurë.

(Kosova Sot Online)