"Asnjë investor serioz nuk do të merrte guximin që të vijë të investojë në një vend i cili është nën sanksione ekonomike nga BE"

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 08:12

Drejtori i Klubit të Bizneseve, Ilir Ibrahimi, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së e kanë afektuar ekonominë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar se këto efekte do të jenë të gjithanshme.

“Vendi është nën sanksione, kryesisht nën sanksione ekonomike. Një vend nën sanksione ekonomike nuk pritet që të ketë prosperitet ekonomik. Pra efektet do të jenë të gjithanshme”, tha Ibrahimi.

“Asnjë investor serioz nuk do të merrte guximin që të vijë të investojë në një vend i cili është nën sanksione ekonomike nga Bashkimi Evropian”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)