Besnik Bislimi udhëton drejt Hagës

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 09:16
 Besnik Bislimi udhëton drejt Hagës

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt qytetit të Hagës në Holandë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton ZKM, “gjatë kësaj vizite zyrtare, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social (SER)”.

Bashkëbisedimi me deputetët holandezë do të fillojë në orën 10:00.

(Kosova Sot Online)