Vjosa Osmani në Bruksel, sot takohet me Stoltenberg

  • E.k /
  • 07 September 2023 - 09:42
Vjosa Osmani në Bruksel, sot takohet me Stoltenberg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në selinë e Aleancës atje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Takimi i tyre fillon nga ora 14:00 dhe pasohet me një konferencë të përbashkët për media.

Presidentja do të ketë takim edhe me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Osmani do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

(Kosova Sot Online)