Dyvjeçari “vidhet” gabimisht bashkë me veturën e prindërve në SHBA

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 10:19
Dyvjeçari “vidhet” gabimisht bashkë me veturën e prindërve në SHBA

Policia në Oklahoma arriti të kthejë në shtëpi shëndoshë e mirë një djalë 2 vjeçar i cili u vodh gabimisht nga një hajdut, i cili kishte si synim veturën e prindërve të tij.

Autoritetet u vunë në alarm të menjëhershëm pas lajmit që mori për zhdukjen e të miturit dhe u vu në ndjekje të veturës Infiniti QX50 që ishte marrë nga grabitësit.

Pas disa minutash ata gjetën veturën e braktisur dhe fëmijën e vogël që qëndronte brenda i trembur.

Efektivët janë vënë në kërkim të të dyshuarit i cili është një mashkull i bardhë dhe kanë vënë shpërblim për kapjen e tij.

(Kosova Sot Online)