Ambasadori gjerman: Procesi i Berlinit po nxit integrimin jetik ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

  • E.k /
  • 07 September 2023 - 10:37
Ambasadori gjerman: Procesi i Berlinit po nxit integrimin jetik ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Procesi i Berlinit ka sjellë përfitime të prekshme në jetën e qytetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, ai ka shkruar se Procesi i Berlinit po nxit integrimin ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhjen e tyre me BE-në.

“Procesi i Berlinit po nxit integrimin jetik ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lidhjen e tyre me BE-në. Përparimi i prekshëm i arritur përgjatë kësaj rruge përkthehet në përmirësime të rëndësishme në jetën e përditshme të njerëzve në rajon”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Në 16 tetor, në kryeqytetin shqiptar Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti i radhës i Procesit të Berlinit në një vend të Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)