Eksperti shqiptar zbulon metodën e thjeshtë se si ta dalloni bukën me ngjyrues

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 10:49
Eksperti shqiptar zbulon metodën e thjeshtë se si ta dalloni bukën me ngjyrues

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani, ka folur për produkin ushqimor, bukën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se shpesh buka e zezë është konsideruar më e shëndetshme se ajo e bardha, por duhet të kemi kujdes në përzgjedhjen e saj, pasi shpesh ajo mund të ketë ngjyrues.

Për të zbuluar nëse ka apo jo ngjyrues, eksperti sugjeron që të lëmë një copë buke për 10 minuta në ujë.

Ai ka thënë se buka e zezë që është origjnale nuk ndryshon ngjyrë, ai shtoi se nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues.

“Për ngjyruesin e dallojmë menjëherë. E marrim bukën e hedhim në ujë dhe shikojmë, se buka e zezë origjinale, nuk ndryshon ngjyrë. Nëse buka ndryshon ngjyrë atëherë ajo ka ngjyrues. Në fillim shikon ngjyrën e errët, pastaj e lë për 10 minuta në ujë e shikon nëse ndryshon ngjyrën”,-tha Abdyl Sinani.

(Kosova Sot Online)