Disa qese të plastikës ndalohen e disa do të bëhen me pagesë

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 11:24
Disa qese të plastikës ndalohen e disa do të bëhen me pagesë

Falë finalizimit të Udhëzimit Administrativ, qeset e plastikës janë bërë me pagesë e disa do të ndalohen krejtësisht, kështu njoftoi ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përcjell "Kosova Sot Online".

Aliu tha se ndalimi i qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron do të jetë i menjëhershëm. Sipas tij ato do të lejohet të përdoren vetëm për fruta.

Ndërsa, për qeset prej 25 deri në 50 mikron ministri Aliu deklaroi se do të lejohet përdorimi i tyre dhe se do të kushtojnë 5 cent por që do të jenë me pagesë dhe se nuk do të kenë logo të prodhuesve.

“Me udhëzimin administrativ që ka të bëjë me qeset e plastikës do të ju informoj se do të kemi ndalim të qeseve të plastikës nga 0 deri 25 micron. Pra qeset e holla të plastikës të cilat përdoren sot dhe mund të merren në markete falas do të ndalohen plotësisht. Nga 0 de 25 micron do të lejohen vetëm qeset të cilat përdoren për fruta e nuk do të kenë ato mbajtëset. Ndërsa qeset nga 25 deri në 50 micron do të lejohet përdorimi i tyre dhe do të kushtojnë 5 cent por nuk do të lejohet që të kenë logo të prodhuesve”, tha Aliu.

(Kosova Sot Online)