Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë masa të përkohshme

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 13:00
Zyrtari i BE-së: Sanksionet ndaj Kosovës janë masa të përkohshme

Shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, ka thënë se sanksionet e vendosura nga BE-ja janë masa të përkohshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Do të doja të theksoja se këto janë masa të përkohshme dhe hap i kthyeshëm. Shkalla jonë e plotë e asistencës financiare dhe angazhimit politik do të rifillojë sapo qeveria ta realizojë përshkallëzimin e situatës në përputhje me rekomandimet e BE-së”.

Siç është shprehur ai në Qeverinë e Kosovës, sapo të arrihet depërshkallëzimi i situatës në veri në përputhje me rekomandimet e BE-së, Kosovës do t’i kthehet ndihma financiare dhe politike.

“Në këtë drejtim, BE-ja ka miratuar një sërë masash për ta bërë të qartë mesazhin dhe ka pezulluar dispozitën për ndihmën financiare për Kosovën”.

(Kosova Sot Online)