Jens Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 13:17
Jens Stoltenberg: NATO dhe BE po punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për Kosovën, në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se si NATO poashtu edhe BE “punojnë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”.

“Është mirë që të shohësh që vit për vit ne kemi qenë në gjendje të forcojmë bashkëpunimin mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kibernetikë, në hapësirë, në infrastrukturën kritike, në lëvizshmërinë ushtarake dhe ne punojmë dorë për dore në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë”, tha Stoltenberg, gjatë adresimit në PE.

Shefi i NATO-s sot do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

(Kosova Sot Online)