Klinë: Dhunoi një femër, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 14:58
Klinë: Dhunoi një femër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Klinë, nën dyshimin për dhunimin e një gruaje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i Policisë:

DHUNIM

Klinë 06.09.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.

(Kosova Sot Online)