Në rajonin e Prishtinës u konfiskuan 35 patentë shoferë për tre ditë

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 15:39
Në rajonin e Prishtinës u konfiskuan 35 patentë shoferë për tre ditë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në rajonin e Prishtinës gjatë tri ditëve të fundit janë konfiskuar 35 patentë shoferë, prej tyre 32 për tejkalim në vijë të plotë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Në Rajonin e Prishtinës, po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik. Gjatë tri ditëve të fundit në rajonin e Prishtinës janë konfiskuar 35 patentë shoferë, prej tyre 32 për kundërvajtjen tejkalim në vijë të plotë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)