Osmani: Veriu ka qenë dhe do të jetë pjesë e Kosovës, nuk do të lejojmë që të bëhet fushëbetejë

  • E.K /
  • 07 September 2023 - 15:49
Osmani: Veriu ka qenë dhe do të jetë pjesë e Kosovës, nuk do të lejojmë që të bëhet fushëbetejë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferencës që pati me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg i tha atij se Kosova ka forca keqdashëse të cilat janë të vendosura ta rrënojnë suksesin historik të saj, përcjell "Kosova Sot Online".

 

Tutje, Osmani tha se veriu i Kosovës ka qenë dhe do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës.

“Kosova po përjeton ndërhyrje të paligjshme të huaja dhe obstruksion të autoritetit legjitimit në veri dhe në shumë raste kjo ka sjellur edhe agresion”.

“Që të jem e qartë, veriu i Kosovës ka qenë dhe do të jetë pjesë përbërëse e Kosovës. Nuk do të lejojmë që veriu të bëhet fushëbetejë për arritjen e ambicieve hegjemoniste të autokratëve rajonalë”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)