Policia e Kosovës: Nëse e shihni këtë person na lajmëroni

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 16:05
Policia e Kosovës: Nëse e shihni këtë person na lajmëroni

Për identifikimin e një të dyshuari që ka qenë i përfshirë në një grabitje më 24 gusht në rrugën “UÇK” në Prishtinë, policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, Grabitje të ndodhur me datën 24.08.2023 , në rrugën “UÇK” në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”


(Kosova Sot Online)