Bajrami: Opsioni i MASHTI’t për tekstet shkollore i ka kushtuar buxhetit të shtetit dyfish më shtrenjtë

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 18:06
Bajrami: Opsioni i MASHTI’t për tekstet shkollore i ka kushtuar buxhetit të shtetit dyfish më shtrenjtë

Për çështjen e librave, ka folur deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo tha se opsioni i MASHTI’t për tekstet shkollore i ka kushtuar buxhetit të shtetit dyfish më shtrenjtë.

“I kushtoi buxhetit shpenzim dyfish më shtrenjtë”, tha ajo.

Sipas Bajramit, ka pasur disa probleme për këtë çështje. Ajo ka përmendur edhe bllokimin e xhirollogarive të prindërve nga përmbaruesit.

“Ka thënë 4.5 milionë të ndara, e di që nuk bëhet, e më pas e kemi pasur vendimin e Qeverisë me mbi 13 milionë”, tha ajo.

“Ndan libra për Preshevën e i lë fëmijët preshevarë në Kosovë pa libra, të cilët paguajnë taksa… Sot është dashur të flitet për digjitalizimin e arsimit, që duhet të fillojë, e di që nuk bëhet brenda një viti. Nuk ka riorganizim”, tha ajo.

Bajrami ka folur edhe për reformën e ish kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati. Sipas saj, Qeveria duhet ta bind popullin që fëmijët dëmtohen nëse ka pak nxënës në klasë.

(Kosova Sot Online)