Tërmkolli: Albin Kurti njëherë mori turr, tani është tërhequr

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 22:20
Tërmkolli: Albin Kurti njëherë mori turr, tani është tërhequr

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është tërhequr nga çdo vendim për Veriun e Kosovës,  ka thënë Melihate Tërmkolli, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës,transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se dallon bashkëpunimi nga dëgjueshmëria, duke thënë se Kurti nuk ka pasur bashkëpunime bashkësinë ndërkombëtare për Veriun.

Sipas saj, për Veriun e Kosovës Kurti i ka pasur ”fjalët e forta“, por ka pasur tërheqje vazhdimisht.

”Në emër të mbrojtjes së sovranitetit me këto fjalët e mëdha, merrni shikone çdo veprim të Albin Kurtit në Veri ka tërheqje, në këtë tërheqje ka vendime shumë të gabuara. Edhe këtë punën e bashkëpunimit keni mbërri me ia dhënë një kuptim tjetër. Bashkëpunimi dhe dëgjueshmëria dallojnë shumë”, ka thënë ajo.

Më tutje, ish-deputetja tha se ”nëse Kurti nuk reflekton atëherë në Veri do të kthehet rezoluta 1244”.

Po ashtu, Tërmkolli ka deklaruar se marrëveshja finale pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Kosova Sot Online)