Punonjësit serbë monitorojnë situatën nga objekti që parashihet ta lëshojnë sot

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 09:21
Punonjësit serbë monitorojnë situatën nga objekti që parashihet ta lëshojnë sot

Mëngjesi në Mitrovicën e Veriut është qetë, pasi në mesnatë skadoi afati për largimin e institucioneve ilegale të Serbisë nga godina në Mëhallën e Boshnjakëve të cilin e kishte caktuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Punonjësit e këtyre institucioneve ilegale natën e kanë kaluar në ambientet zyrtare.

Sipas vendimit të parë të Atiq, serbët që punojnë në këtë objekt do të duhej ta lëshonin atë qysh sot, megjithatë kjo gjë s’ka ndodhur dhe është shtyrë për 2 javë.

(Kosova Sot Online)