Blerta Deliu – Kodra e padit Haxhiun për shpifje: Shihemi në gjykatë, Albulenë!

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 10:49
Blerta Deliu – Kodra e padit Haxhiun për shpifje: Shihemi në gjykatë, Albulenë!

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka dorëzuar padi në gjykatë për siç pretendon ajo, shpifje ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në bazë të padisë së bërë publike Deliu – Kodra, ajo ka kërkuar shpërblim të dëmit për shkak të shpifjes.

Postimi i plotë:

Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi.

Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu - aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.

Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti.

Shihemi në gjykatë, Albulenë!

(Kosova Sot Online)