Arrestohet një femër në Pejë, sulmoi një person dhe më pas tentoi ta sulmoi edhe policin duke e fyer

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 11:00
Arrestohet një femër në Pejë, sulmoi një person dhe më pas tentoi ta sulmoi edhe policin duke e fyer

Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar një femër në Pejë, pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu ka tentuar ta sulmoi një polic, ku edhe ka fyer dhe sulmuar verbalisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Në rast kishte ndërhyrë personi zyrtar, te cilin po ashtu e dyshuara kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmoi edhe fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)