44-vjeçarja shqiptare sulmohet nga partneri i saj në Greqi, plagoset në krah, këmbë e shpinë

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 11:21
44-vjeçarja shqiptare sulmohet nga partneri i saj në Greqi, plagoset në krah, këmbë e shpinë

Një 44-vjeçare shqiptare në Greqi u sulmua nga partneri i saj rumun në Patisia, përcjell “Kosova Sot Online”.

Burri e ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij, duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.

Gruaja është dërguar në spitali, ku po trajtohet.

 Ndërsa, po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)