Rama tregon se Komuna e Prishtinës do të ndajë 155 pako shkollore për nxënësit e komunitetit RAE

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 11:26
Rama tregon se Komuna e Prishtinës do të ndajë 155 pako shkollore për nxënësit e komunitetit RAE

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Zyra për Komunitete dhe Kthim në kuadër të kryeqytetit ka përgatitur 155 pako me material shkollor dhe didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka shtuar se kryeqyteti do të vazhdojë promovimin e politikës gjithëpërfshirëse për të mos e lënë askënd mbarpa.

“Zyra për Komunitete dhe Kthim e Kryeqytetit ka bërë të gjitha përgatitjet për shpërndarjen e 155 pakove me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian.

Kryeqyteti do të vazhdojë të promovojë politika gjithëpërfshirëse duke mos lënë askënd mrapa”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)