Ambasada Amerikane shpërndanë takimin e Osmanit me ambasadoren e SHBA në NATO, “Bashkë më të fortë”

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 11:33
Ambasada Amerikane shpërndanë takimin e Osmanit me ambasadoren e SHBA në NATO, “Bashkë më të fortë”

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka shpërndarë fotografinë nga takimi që ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Bashkë më të fortë”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Smith ka thënë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe të ardhmes në Kosovë, teksa Kosova ecë drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi.

“E ritheksova se do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të saj për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi”, ka shkruar Smith.

(Kosova Sot Online)