​Strukturat ilegale ende në objektin të cilin duhet ta lirojnë sot në Mitrovicën e Veriut

  • E.K /
  • 08 September 2023 - 11:42
​Strukturat ilegale ende në objektin të cilin duhet ta lirojnë sot në  Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicën e Veriut në objektin kryesor të strukturave paralele, nuk vërehet ndonjë lëvizje, ku punëtorët e këtyre strukturave po qëndrojnë brenda objektit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deri më tani, ani pse ka përfunduar afati për lirimin e objektit nuk janë parë pjesëtarë të forcave policore.

Sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së Veriut, u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

(Kosova Sot Online)